“Këshilla ime është të largohet, si kryeministër”/ Rama i përgjigjet Mustafa Nanos: Moral nga ti? Erdhe në zyrën time u shtrive në kolltuk dhe kërkove të bëheshe… ambasador
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, i pranishëm në ditën e tetë të protestës së qytetarëve, ka komentuar praninë në masë të flamurit kombëtar shqiptar në duart e protestuesve.
Shehaj thekson se ky është një tregues i arsyes pse mijëra shqiptarë kanë mbushur sheshet e Shqipërisë.
“Edi Rama ka tradhtuar shqiptarët, ndaj qytetarët kanë dalë me flamurin kuqezi për të mbrojtur interesat e Shqipërisë.
Shqiptarët janë vjedhur në këto 35 vjet, vazhdojnë edhe sot të tradhëtohen dhe tradhëtia e fundit e Edi Ramës sipas këtyre qytetarëve që janë këtu është pikërisht marrëveshja që ai po bën për të shpëtuar veten, për t’i shpëtuar drejtësisë”, shprehet Shehaj.
Në një video në rrjetet sociale Shehaj nënvizon se qytetarët shqiptarë ndidhen të tradhëtuar nga Edi Rama.
“Pasi kanë arrestuar gjithë njerëzit e tij të afërt dhe janë të akuzuar për korrupsion, Edi Rama do të shpëtojë veten. Dhe kjo është arsyeja pse njerëzit kanë dalë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Sepse janë të bindur që Edi Rama po bën një marrëveshje në interes të tij, për të shpëtuar veten: po shet Shqipërinë!”, thekson Shehaj.
Kreu i Mundësia thekson se kryeministri kërkon që të shpëtojë nga drejtësia, për korrupsionin që ka bërë dhe është duke kryer aktin final të tradhtisë ndaj Shqipër
Top Channel