Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9 deputetë, PDK shton 2, LDK 5 më shumë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në një konferencë për mediat pas përfundimit të numërimit të kutive.
Krah Lumir Abdixhikut, Osmani u ndal te pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në votime, duke u shprehur se populli i Kosovës është lodhur nga zgjedhjet e shumta.
“Dua t’i falënderoj qytetarët e Kosovës për këtë përkrahje. Përveç kohës shumë të shkurtër, ata e rritën bazën elektorale të LDK-së. Natyrisht që ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes, por na jep shpresë që jemi në rrugën e drejtë. Besoj se LDK do të rritet në vitet në vijim. Dua të falënderoj të gjitha institucionet për çdo organizim të rregullt. Kjo ka dëshmuar demokracinë në vendin tonë, edhe pse numri ishte më i ulët se proceset e tjera. Kjo është normale nga lodhja e qytetarëve nga zgjedhjet e shumta në kaq pak kohë”, u shpreh Osmani.
Top Channel