“Nëse ata sillen mirë, ne do fillojmë të flasim”/ Trump flet sërish për Iranin: Edhe nëse marrëveshja arrihet, nuk do të hiqen menjëherë sanksionet

07/06/2026 20:59

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se çdo marrëveshje e re me Iranin nuk do të shoqërohet me heqje të menjëhershme të sanksioneve apo me një zbutje të menjëhershme të politikës ndaj Teheranit.

Në një intervistë për emisionin “Meet the Press” të NBC-së, Trump u shpreh se çdo vendim për lehtësimin e masave mund të merret vetëm në një fazë të mëvonshme, në varësi të sjelljes së Iranit.

“Nëse ata sillen mirë, nëse bëjnë një punë të mirë, ne do të fillojmë të flasim”, tha ai, duke nënvizuar se çdo progres do të varet nga veprimet e Teheranit.

Gjatë intervistës, Trump kritikoi gjithashtu ish-presidentin Barack Obama, duke iu referuar marrëveshjes ndërkombëtare që kufizonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, të arritur së bashku me disa vende të tjera.

Top Channel