Vrau dhe plagosi efektivët në Maliq, familjarët e vrasësit përfituan fonde për bagëtitë nga AZHBR
05/06/2026 11:14
Përcillet sot drejt banesës së fundit efektivi i Shqiponjave, 34-vjeçari Enea Mekolli, i cili u vra në krye të detyrës gjatë aksionit të policisë për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.
Krimi i rëndë ndodhi në stanin e tij në Lozhan të Maliqit, aty ku prej kohësh ai i fshihej policisë. Ndërsa dje, gjatë aksionit, ai nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar, duke hapur zjarr, vrarë 34-vjeçarin dhe plagosur rëndë kolegun e tij, 36-vjeçarin Edison Adrin.
Ndërkohë amiljarët e tij kanë përfituar fonde nëpërmjet AZHBR-së për bagëtitë që i mabnin në stanin ku ai fshihej.
Dokumentet zyrtare tregojnë se fondet janë marrë në emër të nënës, babait dhe vëllait të tij.



Top Channel