Vokshi kërkesë kryeparlamentarit Niko Peleshi: Kryeministri Rama dhe ministrat përgjegjë të raportojnë në Kuvend për konferencën ndërqeveritare në Bruksel

05/06/2026 17:45
Deputetja e PD, Albana Vokshi

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka depozituar një kërkesë në Kuvend, drejtuar kryeparlamentarit, Niko Peleshi.

Në kërkesën e saj me shkrim, Vokshi kërkon që Kryeministri Rama të raportojë në Kuvend për konkluzionet e arritura mbi negocimin e kapitujve pas konferencës ndërqeveritare që u zhvillua më 26 Maj, në Bruksel

Kërkesa e Albana Vokshit:

I nderuar z. Kryetar i Kuvendit, Më 26 maj 2026, u zhvillua konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE, me fokus grupkapitullin më të rëndësishëm të negociatave, Themeloret, gjatë të cilit u bë vlerësimi i zbatimit të kushteve të ndërmjetme si dhe u vendosën kushtet mbyllëse.

Në bazë të Ligjit nr.15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar me ligjin nr. 19/2023, neni 18/3 “Këshilli i Ministrave dhe ministri përgjegjës për negociatat informojnë në seancë plenare konkluzionet mbi negocimin e një kapitulli ose grup kapitujsh pas zhvillimit të konferencës ndërqeveritare me Bashkimin Europian.”

Lidhur me sa më lart, kërkoj përfshirjen në kalendarin e punimeve, raportimin mbi konkluzionet e konferencës së 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria për grupkapitullin Themeloret.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

 

Top Channel