“Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë”/ Rama në Vlorë: Ky vend është vetëm i juaji i thoshte Hitleri gjermanëve dhe ju e dini si përfundoi historia
Në bashkëbisedimin me banorët për Zvërnecin, Rama u ndal edhe te reagimi i mediave ndërkombëtare për protestat.
“Gjëja ka marrë përmasa botërore dhe është shumë e thjeshtë për ta kuptuar se përse Irani është i interesuar për këtë narrativë dhe përse kjo narrativë fillon njëherë duke shkatërruar një nga pikat më të forta të reputacionit të shqiptarëve nëpër botë, të cilën bota tani ka filluar ta kuptojë tamam. Si myslimanët shqiptarë, po bëhet film për këtë…
Myslimanët shqiptarë, së bashku me të krishterët, shpëtuan hebrenjtë. Kjo është një medalje ari që ja kanë dhënë Shqipërisë ata që nuk rrojnë më. Dhe që pastaj të bëhen me AI video protestash që nuk ekzistojnë, buzëdetit me miliona njerëz. Ku ka buzë detit miliona njerëz? Këtu që bëjnë protestë dhe që të gjitha mediat në Lindjen e Mesme, në Izrael dhe në Amerikë të nxjerrin atë protestë e të thonë: ‘Ja’, është përpjekje për të na bërë gropën. Nuk duhet shumë për të na bërë gropën. Ky është sulmi që është bërë nga ata që janë armiqtë të Shqipërisë, Irani, që e kanë shfrytëzuar këtë moment”, u shpreh Rama.
Top Channel