Duke e kërcënuar me thikë tentoi ta godiste dhe t’i merrte armën e shërbimit efektivit, zbardhet ngjarja në Tiranë
Finalizohet operacioni i koduar “Wrong Idea”, si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, u finalizua operacioni i koduar “Wrong Idea”.
Operacioni, rezultat i hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas kallëzimit nga një 34-vjeçar, se ishte mashtruar për dhënien e një shume parash.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit N. V., 25 vjeç dhe S. F., 30 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 43 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se 34-vjeçari, pasi është mashtruar gjatë komunikimit nëpërmjet një platforme komunikimi, nga një shtetas që i ka kërkuar 60 000 euro, duke iu prezantuar si i afërm i tij (biznesmen), i ka dhënë shumën e parave shtetasit N. V., i cili ka bashkëpunuar me shtetasit S. F. dhe F. Gj., për këtë rast.
Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj rasteve të mundshme të mashtrimit nëpërmjet aplikacioneve të komunikimit apo rrjeteve sociale. Për çdo rast dyshimi, njoftoni menjëherë Policinë e Shtetit.
Top Channel