Humbi jetën në operacionin e djeshëm policor në Maliq, përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

05/06/2026 08:56
Viktima Enea Mekolli

Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor të djeshëm në fshatin Bode ne Maliq, do të përcillet sot në banesën e fundit.

Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij.

Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu efektiv policie. Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.

Homazhet në nderim të Enea Mekollit do të nisin sot në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës në Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes, Blace.

Top Channel