“Hera e parë që vizitoj në atë vend, refuzoja të shkoja edhe kur më ftonin”, Rama: Si Tivati, Vlora ka çdo gji të saj

05/06/2026 20:12

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Vlorë për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Ai u shpreh se erdhi në Vlorë menjëherë pas samitit në Tivat, duke u shprehur se ky i fundit nuk ka asgjë më shumë se Vlora.

“Më vjen shumë mirë që jemi sot këtu në Vlorë. Më vjen shumë mirë që shoh një numër të pazakonshëm për një takim që nuk është elektoral. E ndjej se çfarë ju ka sjellë në këtë shesh, përveç se thjesht edhe vetëm ditës së lindjes së Partisë Socialiste. Por dua t’ju them që sot erdha këtu drejtpërdrejtë nga Tivati. Tërë rrugën e kam menduar se si e ndryshon rrugën e një vendit të tërë edhe vetëm një moment. Dhe se si një sjellje e gabuar e atyre që vendosin mund të spostojë rrugën e të ardhmes nga një vend në një vend tjetër. Ishte hera e parë që shkoja në atë vend. Njerëz të familjes time, të afërm shokë miq kanë shkuar, më kanë ftuar edhe ata andej, por gjithmonë kam refuzuar të shkoja. Refuzoja sepse nuk doja të shihja atë që pashë dje dhe sot. Por si Tivati, Vlora ka çdo gji të saj”, tha Rama.

Top Channel