Vokshi kërkesë kryeparlamentarit Niko Peleshi: Kryeministri Rama dhe ministrat përgjegjë të raportojnë në Kuvend për konferencën ndërqeveritare në Bruksel Deputetja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka reaguar pas rrëzimit nga GJKKO të kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit.
Ajo u shpreh jashtë GJKKO-së se prania e kamerave duhet për transparencën e seancës, teksa po ashtu reagoi edhe për mbajtjen e tij në kafazin e xhamit.
“Interesi publik për të ndjekur këto seanca gjyqësore është i madh. Duhet respektuar e drejta e presidentit Ilir Meta për të informuar opinionin publik rreth hetimeve të çështjes ndaj tij. Duhet treguar se nuk ka se në të vërtetë nuk ka asnjë fakt dhe asnjë akuzë ndaj tij dhe prandaj kërkojmë me insistim transparencë mediatike, prani të kamerave në çdo seancë gjyqësore për të transmetuar drejtë ashtu siç duhet më korrektësi të gjithë informacionin për këtë seancë gjyqësore.
Kjo është mënyra se si gjykatësi e vendosi dhe se si e pa pozicionin e të dyja palëve, të prokurorit dhe presidentit Meta, në perceptimin tim personal nuk më duket se të dyja palët janë në një raport të drejtë me njëri-tjetrin ndërkohë që dy prokurorët janë ulur përkrah njëri tjetrit dhe mund të komunikojnë gjatë seancës, presidentit Meta i duhet të komunikojë me avokatin nëpërmjet një vrime xhami, ose të largohet prej seancës dhe të flasin në një ambient tjetër. Mua më duket në raport të padrejta por ky është vendimi i gjykatës”, tha ajo.
Top Channel