Ekskluzive/ Thikën në qafë policit te ‘Casa Italia’, efektivi neutralizon autorin, zbardhet emri i agresorit Kryeministri Edi Rama, nga Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, deklaroi para mediave se procesi i integrimit europian duhet të mbetet i bazuar te merita, por njëkohësisht të ecë në mënyrë graduale dhe me një vizion të ri politik.
Rama theksoi se Bashkimi Europian duhet të gjejë guximin për një moment të ri si ai i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, duke kujtuar periudhën kur Gjermania u bashkua në një kohë trazirash ndërkombëtare.
Sipas tij, në atë kohë Kohl nuk u tha gjermanëve se duhej të kalonin procedura të pafundme apo të hapnin “35 kapituj”, por dha mesazhin se duhej të qëndronin bashkë dhe më pas të ecnin përpara me mbështetje të ndërsjellë.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se, nëse Bashkimi Europian dëshiron t’i dërgojë një mesazh të fortë botës dhe t’i japë energji vetes, atëherë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e së njëjtës tryezë me BE-në, siç janë sot, deri në momentin kur të bëhen anëtarë të plotë të unionit.
“Europa duhet ta mbajë procesin në bazë të meritës. Duhet që ky proces të shkojë në mënyrë graduale. Duhet të gjejë guximin për një moment të ri të Helmut Kohlit. Kur bota ishte në rrëmujë, ai nuk u tha gjermanëve se keni 35 kapituj për të hapur. Ai tha: ‘Ne jemi bashkë’ dhe pastaj me ndihmë ecim përpara. Nëse BE do t’i çojë një mesazh të fortë botës dhe t’i japë energji vetes, atëherë, siç jemi sot këtu bashkë në këtë tavolinë, ashtu duhet të vazhdojmë të jemi derisa të bëhemi anëtarë të plotë”, tha Rama.
Top Channel