Foka e rrallë Monaka mesdhetare shfaqet në Gjirin e Orikumit, tërheq vëmendjen e banorëve dhe turistëve

05/06/2026 07:41

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja e fokës Monaka mesdhetare, një nga gjitarët detarë më të rrallë dhe më të rrezikuar në botë.

Ditët e fundit, kjo specie e veçantë është vërejtur shpesh pranë bregut, duke tërhequr vëmendjen e banorëve, turistëve dhe operatorëve turistikë. Prania e saj konsiderohet një tregues i rëndësishëm i cilësisë së ekosistemit detar në zonën e Karaburunit dhe Sazanit. Foka Monaka gjen në këtë park detar kushte të përshtatshme për ushqim dhe pushim, larg zhurmës dhe ndotjes së madhe urbane.

Top Channel