Për një javë 1.100 gjoba për tejkalim shpejtësie, Rama publikon videon: Kamerat e trafikut së shpejti në funksion 08/08 16:31
Rama nuk i kurseu batutat me banorët e Zvërnecit gjatë takimit me ta në Vlorë.
Ai u shpreh me humor se është gati të shajë gjykatën, por nuk do të prishë punë me Europën.
“Do më bësh mua të shaj gjykatën? Se gati jam. Po do më prishësh punë me Europën. Gati jam të të bashkohem. Hajde bëhemi bashkë, i gjejmë shtëpinë gjykatësit dhe e kapim të dy bashkë. Demokraci është kjo?
Fuqia ime si kryeministër mbaron aty ku fillon fuqia e gjykatës. Mos më bëj mua të merremi këtu me gjykatën, se vijnë ata dhe na kapin të dyve pastaj”, tha Rama.
Top Channel