Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona
05/06/2026 09:08
Janë gjendur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Sarandë një armë zjarri dhe lëndë narkotike, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të një prej plazheve në lagjen nr.4.
Policia e Sarandës ka ndërhyrë sëbashku me FNSH, ndërsa të shoqëruarit janë banorë të Sarandës.
Top Channel