Vrasja dhe plagosja e efektivëve në Maliq, Hita dhe Lamallari “zbarkojnë” në Korçë, mbledhje urgjente me strukturën e policisë

04/06/2026 15:50

Një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Korçës u kthye në tragjedi për Policinë e Shtetit.

Drejtori i Policisë Skënder Hita ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Korçës, aty ku i është bashkuar edhe ministri Lamallari.

Aktualisht në Drejtorinë e Policisë së Korçës është duke u mbajtur një mbledhje për të verifikuar detajet e planit operacional në Maliq, ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri.

Siç mëson Top Channel, në aksionin për lokalizimin dhe kapjen e Violand Braçellarit ishin rreth 40 forca policie, 6 prej tyre “Shqiponja”.

Më herët, Skënder Hita vizitoi efektivin e plagosur që ndodhet te Trauma, Edison Adri, ndërsa shtoi se Policia e Shtetit humbi një shërbëtor të qytetarëve.

Top Channel