Panik në Durrës/ Autobusi me studentë përfshihet nga flakët në lëvizje, shkak dyshohet një defekt në sistemin elektrik të motorit
Deputeti i partisë Mundësia Erald Kapri ka kërkuar praninë e Ramës në seancë plenare.
Kapri po ashtu kërkoi dorëheqjen e Ramës dhe ministrit Lamallari për atë që ndodhi dje në protestën para Kryeministrisë për projektin në Zvërnec.
“Guximi juaj për të shkelur rregulloren është përtej imagjinatës. Mohoni nene e Rregullores, neni 95, ku thuhet se të mërkurave është seancë pyetje-përgjigje. Kemi bërë pyetje për Ramën dhe ai duhet të vijë këtu të japë përgjigje, kjo nuk delegohet dot. Nuk e mbani seancën e të mërkurës që Rama të japë llogari këtu. Kemi sjellë kërkesën në Kuvend. Ju lutem silleni në momentin më të parë të mundshëm në Kuvend.
E dyta kemi bërë kërkesë edhe për ministrin, për dhunën e ndodhur në Rrjoll. Rama tha dje jemi në luftë hibride, dil jep llogari nga kush po sulmohemi meqë drejton anti-terrorin.
Në ’90 Rama e mbushi Tiranën me “Enver Hitler” dhe Ramiz Alia nuk bëri gjë. Dje sulmuat qytetarët me ujë me piper, nuk e mbajti dot gardhi protestën.
Lejini dopio-standardet jep dorëheqjet nëse ke guxim”, u shpreh Kapri.
Top Channel