Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit
Detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Lozhan të Maliqit në qarkun e Korçës, ku një polic ka mbetur i vdekur, teksa gjatë shkëmbimit të zjarrit i plagosur ka mbetur një tjetër efektiv dhe vetë autori.
Sipas informacioneve që korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule ka arritur të sigurojë nga policia, mëngjesin e sotëm strukturat e policisë pasi kanë lokalizuar një person në kërkim kanë nisur një operacion për kapjen e tij në zonën e Maliqit.
Gjatë aksionit i kërkuari ka bërë rezistencë dhe ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet tij dhe policisë. Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie i forcave Shqiponja, teksa mbeti i plagosur një tjetër polic dhe gjithashtu personi i shpallur në kërkim.
Ky i fundit është ndaluar tashmë nga policia. Efektivi i plagosur do të niset drejt Spitalit të Traumës me helikopter për shkak të gjendjes jo stabile shëndetësore. Theksojmë që ngjarja ka ndodhur në periferi,në një zonë malore të njësisë administrative Lozhan.
Top Channel