“Ne shpirtin dhe zemrën e kemi të pastër, ju të zezë”, Lamallari i përgjigjet Klevis Balliut: Je delirant se të thonë bukurosh

04/06/2026 12:36

Deputeti demokrat Klevis Balliu u përplas me ministrin e Brendshëm, Lamallari Besfort Lamallari gjatë një interpelance për emigracionin e paligjshëm dhe kontrollin e kufijve në vend.

Balliu tha se në të gjitha raportet ndërkombëtare Shqipëria etiketohet si një vend tranzit si përsa i përket kalimit të paligjshëm të kufirit ashtu edhe trafikut të drogës.

Deklaratat e tij u hodhën poshtë nga ministri Lamallari, i cili citoi raportet e BE-së për punën e bërë nga Shqipëria.

Debati

Balliu: “Të vish ti këtu dhe të na akuzosh ne dhe të thuash e keni zërin kështu apo ashtu, mbase zëri jonë mund të mos jetë shumë I bukur, aq I bukur sa është zëri juaj, por shpirti dhe zemra jonë është e pastër, ndryshe nga shpirti dhe zemra juaj e zezë që ka larguar të rinjtë e vendit në emigracion dhe ju pasuroheni çdo ditë. Unë nuk e di si do shkoni ju atje lart, por këtu poshtë ju jeni turpi i turpit të njerëzimit”.

Lamallari: “Të jesh delirant se të thonë bukurosh dhe pastaj të pretendosh se ke zemrën dhe shpirtin e bukur vetëm ti mund ta bësh këtë. Megjithatë ti the që gënjej unë apo Europa. Nuk gënjen Europa Klevis, gënjen ti”.

Balliu: “Të mashtrosh pa tu skuqur fytyra është talent I veçantë. Do e keni ndonjë kriter kur anëtarësoheni në PS se e keni të gjithë njësoj këtë. Nuk ka raport të DASH që nuk specifikon që Shqipëria është korridor I drogës dhe qenieve njerëzore”.

Top Channel