Mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e 43-vjeçarit në Maliq, momenti kur efektivi i Shqiponjave transportohet me helikopter drejt Traumës
04/06/2026 10:51
Ky është momenti kur 36-vjeçari Edison Adri, efektivi i Shqiponjave që mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e Violand Braçellari në Maliq, transportohet me helikopter për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Adri u plagos në krye të detyrës, ku bashkë me efektivin që ndërroi jetë Enea Mekollin, ishin duke lokalizuar autorin e shpallur në kërkim në zonën e Lozhanit.
Nën kujdesin e stafit mjekësor, ai është nisur me helikopter drejt kryeqytetit.
Top Channel