Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, ku në fokus të rendit të ditës do të jenë disa interpelanca me Kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, të kërkuara nga deputetë të opozitës.
Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme dhe njoftimet, ndërsa më pas pritet të zhvillohet interpelanca urgjente me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
Në rendin e ditës janë parashikuar gjithashtu një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, si dhe një tjetër interpelancë me kryeministrin Rama, e kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
Deputetët do të zhvillojnë edhe interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Kliti Hoti dhe Gjin Gjoni, si dhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, me kërkesë të deputetit Erald Kapri.
Në pjesën ligjvënëse të seancës do të shqyrtohen dy projektligje, ratifikimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Polonisë, si dhe projektligji “Për nënproduktet me origjinë shtazore”.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 35, datë 2.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana
Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 1.6.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama,
kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
(Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)
4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari,
kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
(Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)
5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga
deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe
nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)
6. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar
nga deputeti Kliti Hoti. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të
Rregullores së Kuvendit)
7. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar
nga deputeti Gjin Gjoni. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të
Rregullores së Kuvendit)
8. Interpelancë me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha, kërkuar
nga deputeti Erald Kapri. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të
Rregullores së Kuvendit)
9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
Republikës së Polonisë, për sigurimet shoqërore”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika
1, dhe 121 të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash
për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Dhënie mendimi Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
10.Projektligji “Për nënproduktet me origjinë shtazore”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83,
pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
11.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së
Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të
grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit
të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)
Top Channel