“Unë nuk kam famën tënde, Sali, atë që thua sot e përmbys nesër”/ Braçe për protestat: Nuk e ndërroj qëndrimin, aty ka përfitues banalë politikë
Sali Berisha nga foltorja e parlamentit nuk e kundërshtoi projektin e ndërtimit të një resorti në Zvërnec ama bëri fajtor Edi Rama për atë që e quajti mungesë transparence, e cila shërbeu për të protestuar përpara kryeministrisë madje edhe përpara selisë së PD-s.
“Që i kanë mbjellë rrënjë për rrënjë ato baçe. Që kanë djersën, kanë kockat e njerëzve të tyre. Po a e dini me çfarë keni folur ju me ta? Po turpi më i madh, mor! Ju keni folur me tela me gjemba! Ata u gdhinë një ditë, e panë veten të rrethuar me tela me gjemba. Njërin prej tyre e dëgjova, të thotë tek thoshte se, unë i shkruajta një letër kryeministrit, ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe më ktheu përgjigje.
Se formularët e 7501-shit, mbi bazë detyre nuk ta dhanë pronën, nuk, nuk ta dhanë tokën në pronësi. Kush e ka ndaluar atë? Mafia! Si mund të ndalohet? Si nuk mund t’i jepet toka në pronësi atij i cili, ligji ia jep?
Të gjitha këto pra, ju i shumëzoni me zero. Dhe në fund, skema, ju akuzoni se i keni shumë të përbashkëta. Këta i ka futur greku, këta i ka futur rusi, këta, ky, këta, ai një të çmendura kështu apo jo? Se luftë hibride, luftë e tillë, luftë atillë.
Mafie, mafie, dhe vetëm mafie jeni. Njëlloj si Beogradi. Po! Ata, ajo që ndodh në Beograd, po ndodh në Shqipëri. Ç’keshit ju? Pse kjo mungesë totale transparence? O zotëri, këtu janë këto probleme pronësie. Prit, t’i zgjidh këto.
Po, o zotëri, edhe o shqiptar, do të investoj, por nuk do ndërtoj ndërtesë mbi një kate, dy kate apo tre kate. Sa është? O shqiptar, kjo do jetë zonë hoteliere apo rezidenciale? Kjo do sjellë këto, asnjë gjë të tillë. Sikur e ka pronë të veten ai”, tha Berisha.
Top Channel