Akuza për antimiting/ Balla i përgjigjet Berishës: Nuk ka anti-miting, nesër në Vlorë feston Partia Socialiste

04/06/2026 15:45

Të gjithë rrugët të çojnë për Vlorë.

Protestuesit kundër projektit në Zvërnec të shtunën zhvendosin revoltën aty ku nisi gjithçka. Por, qytetari dixhital njoftoi Sali Berishën se para para mitingut është parashikuar të mbahet një antimiting.

“PS antimiting në Vlorë”, u shpreh Berisha.

Socialistët pranuan se në Vlorë shkojnë për festë, jo për protestë, çdo gjë tjetër e konsideruan diversion politik të  doktorit.

“Kemi festën e partisë, ti nuk je i ftuar”, u shpreh Balla.

Në karrierën e gjatë të tij politikë Sali Berisha ka të regjistruara shumë antimitingje, por ai paralajmëron se nuk do e lejojë Edi Rama të bëjë një të tillë.

“Qytetarët do t’i tregojnë në Vlorë se si do përballet”, u shpreh Berisha.

Por a i shkojnë Berishës qytetarët nga pas. Një ditë më parë   protestuesit i shkuan tek porta por  me thirrje kundra tij.

Për herë të parë një protestës kundra qeverise është dhe kundra opozitës, por Sali Berisha e ka një justifikim.

“Absolutisht çdo protestues ka të drejtë të thotë ç’të dojë dhe askush nuk i ndërhyn. Kurse tipat e stisur si opozitë e opozitës, ata janë mjerimi i politikës”, tha kreu i PD-së.

Bashkohet me Edi Ramën për projektit në Zvernec, por këmbëngul se nuk është kundër protestuesve që kërkojnë anulimin e projektit, ndonëse realiteti flet ndryshe.

Top Channel