Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

04/06/2026 09:23

Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit “Bread and Heart Festival” në Tiranë do të kufizohet lëvizja e këmbësorëve në zonën e Sheshit “Skënderbej”.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit “Bread and Heart Festival”, sot, nga ora 09:00 deri në orën 17:00, do të kufizohet lëvizja e këmbësorëve në zonën e Sheshit “Skënderbej”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimet e përkohshme dhe i fton të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë të angazhuara për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Top Channel