“U mahnitëm, ishte ishull i mrekullueshëm”/ Ivanka Trump tregon investimet në Sazan dhe Zvërnec: Ka 5 milje vijë bregdetare, me lagunën përballë dhe rërë të bardhë
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë dhe dënuar dy anëtarët e bandës kriminale të lidhur me Ervis Martinajn, Elvin Mërlika dhe Alket Xhixha.
Po ashtu GJKKO ka shpallur fajtor dhe dënuar me burg, edhe Florenc Çapian.
Mbi ta rëndojnë veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Florenc Çapia, u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe dënohet me 6 vite burgim, por do të kryejë përfundimisht 4 vite burgim.
Elvin Merlika, dënohet me 6 vite burgim, por tashmë do të bëjë vetëm katër vite burg.
Alket Xhixha, dënohet me 6 vite burgim, por i mbetet për të kryer vetëm katër vite burg.
Njoftimi i GJKKO:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Florenc Çapia, Elvin Merlika dhe Alket Xhixha”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Kujtim Vraniçi, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani, me vendimin nr. 44, datë 02.06.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës S.S, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Florenc Çapia dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim.
4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Florenc Çapia i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim.
5. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Florenc Capia do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvin Merlika, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës I.D, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvin Merlika, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
8. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Elvin Merlika dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim.
9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Elvin Merlika i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim.
10. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Elvin Merlika do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Xhixha, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës I.D, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Xhixha, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
13. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Alket Xhixha dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim.
14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Alket Xhixha i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim.
15. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Alket Xhixha do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
16. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës (në mënyrë proporcionale), si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.
17. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Top Channel