Aksident në zonën e fshatit te Kaninës, përplasen dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur në gjendje të rëndë.

Mjeti tip ‘Ford’ me drejtues shtetasin Z. H 33 vjeç është përplasur me makinën tip ‘Volkswagen’ me drejtues shtetasin V. K, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Vlorë me ambulancë, jashtë rrezikut për jetën.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Vlorës për të nxjerrë drejtuesin nga automjeti, pasi kishte mbetur i bllokuar brenda tij.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel