Aksident i rëndë në Lushnje/ ‘Benz’-i përplaset me bordurën e rrethrrotullimit, ndërron jetë 43-vjeçari
02/06/2026 08:36
Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje.
43-vjeçari Ernis Xhumari ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullimin e ‘Plasmasit’.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi, mjeti tip ‘Benz’ ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg. Fatkeqësisht 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia e qarkullimit rrugor ka kryer procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.
Top Channel