Izraeli nuk tërheq forcat nga Libani/ Irani i gatshëm të pezullojë negociatat me SHBA-në, çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? Ankaraja dhe Moska po zhvillojnë negociata për zgjatjen e marrëveshjeve të furnizimit me gaz natyror përtej vitit 2026, ndërsa kontratat aktuale pritet të skadojnë në fund të këtij viti, raporton Bloomberg.
Ministri turk i Energjisë, Alparslan Bayraktar, deklaroi gjatë një forumi energjetik në Baku se kompania shtetërore turke BOTAŞ po zhvillon bisedime me kompaninë ruse Gazprom për rinovimin e kontratave të importit të gazit natyror.
Sipas Bayraktarit, palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për sasitë e gazit që do të furnizohen në kuadër të kontratave të reja, as për kohëzgjatjen e tyre, ndërsa negociatat vijojnë.
Zhvillimi i fundit konfirmon vazhdimësinë e bashkëpunimit energjetik mes Turqisë dhe Rusisë, në një kohë kur tregu evropian i gazit po pëson ndryshime të rëndësishme.
Turqia mbetet një nga destinacionet kryesore për eksportet e gazit rus dhe synon të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji pas përfundimit të kontratave ekzistuese.
Top Channel