“Rrethimi është për pajisjet që do studiojnë lagunën”, Rama: Futja e urrejtjes ndaj hebrenjve është çmenduri, bashkëpronarët janë nga Katari

01/06/2026 11:05

Rama: Investitorët më thanë ‘Nuk kemi ardhur në Shqipëri të importojmë barcaleta e filma për veten se boll kemi.’ Kemi ardhur të bëjmë investim për Shqipërinë, për ne dhe Evropën. Projekti duhet të konsiderojë një brez mbrojtës nga vija bregdetare e Lagunës, e cila do të përcaktohet pas përfundimit të studimit. Kjo distancë duhet të ruajë peizazhin natyror, cilësinë e habitatit dhe të garantojë proceset ekologjike të zonës. Është e shkruar, jo këto ditë, që më akuzoni se shes Shqipërinë, por është shkruar përpara. Këshilli kombëtar i territorit ka ngritur një grup punë për të siguruar kushtet dhe kriteret brenda zonës së mbrojtur, leja e infrastrukturës në prill të këtij viti është dhënë për realizimin e rrugëkalimeve të nevojshme, për vendosjen e pajisjeve të përkohshme për të bërë studimin e ujit dhe biodiversitetit të Lagunës. A e kuptoni tani? Pra ka nevojë për rrugëkalime për pajisjet që do bëjnë studimin e Lagunës. Dhe për këtë arsye u dha leja dhe u bë rrethimi dhe makineritë u morën me gurë, pa kuptuar se çfarë po bëhet. Pasuritë objekt zhvillimi janë pronë private, të gjitha nën pronësinë “Albania Land development”. E thashë më përpara se është një çmenduri të futet urrejtje ndaj hebrenjve, duke shfrytëzuar fatkeqësinë e Gazës nga ata që e quajnë veten myslimanë.

Top Channel