Kryeministri Rama uron 1 Qershorin, ftesë për aktivitete për fëmijët në Sheshin Italia
Sot në orën 10:0, kryeministri Rama do të mbajë një konferencë për media ku do të japë shpjegime për situatën e krijuar ditëve të fundit në Zvërnec.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se do të sqarojë publikisht detaje mbi atë që e cilësoi si një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, duke shtuar se prej ditësh në opinion po qarkullojnë informacione të pavërteta lidhur me të.
Kreu i qeverisë shfrytëzoi gjithashtu rastin për të përgëzuar Policinë e Shtetit për reagimin e shpejtë pas incidentit në Zvërnec, ku një roje private sigurie u arrestua pas dhunimit të një qytetari.
“Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut është e duhura”, u shpreh Rama, duke vlerësuar edhe masat e marra ndaj drejtuesve vendorë të policisë në Vlorë.
Sipas kryeministrit, më shumë detaje mbi projektin dhe polemikat e krijuara rreth tij do të bëhen publike gjatë komunikimit live të planifikuar për sot në orën 10:00.
Top Channel