Mbërrin në Gjykatën e Vlorës Gerald Biba, i përfshirë në incidentin me protestuesin në Zvërnec
01/06/2026 14:10
Ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë Gerald Biba, personi i identifikuar si përfaqësues i kompanisë së sigurisë “Major Security”, i cili u përfshi në incidentin e ndodhur gjatë protestës, ku një protestues u tërhoq zvarrë.
Prania e Bibës në gjykatë vjen në kuadër të procedurave ligjore që po ndiqen pas arrestimit të tij.
Biba akuzohet për heqje lirie dhe plagosje.
Top Channel