Rama: Ça do marrin, detin? Jo, do ta pastrojnë. Laguna është në pikë të hallin, por nuk i intereson ambientalistëve. Do shtohen breza të tërë rëre dhe pemësh. Lëreni të mbarojë puna, këtu jemi. Pastaj gjykoni, nëse s’iu pëlqen projekti, shkoni dhe merreni me guna përmbi tela, gunat aty janë. Dhe në fund dua të them që nuk mund ta lëmë të bëhet debat për një kompani hajvanësh të sigurisë, që na morën fytyrën të gjithëve në fakt. Edhe pse unë nuk do isha aq I lumtur kush shikoja që ato pamje që I shpërndan bota, se për botën është bukur të na tregojë që këto janë ata, po këtë nuk e marrin parasysh manipulatorët tuaj. Ky s’është debat as për kompaninë e as për Shefqet Kastratin, është për Shqipërinë dhe çfarë vendi duam nesër. A e mbajmë dot sfidën e një gjëje të madhe, patjetër që ka risqet e veta. A jemi të gatshëm të punojmë për të duke marrë parasysh të gjitha risqet duke për më të bukurën për vendit tonë? Kjo është sfida jonë dhe duhet të angazhohemi. Është kollaj të bësh të kundërtën. Nuk kemi asnjë luftë e dilemë me ata që protestojnë, dhe skam parasysh Fatos Lubonjën unë, është hera e parë në vite që ia përmend emrin. Më vjen keq për të, por më vjen keq edhe për ju që I shkoni pas sepse është e pavërtetë. Por unë ju mirëkuptoj, edhe unë do kisha bërë të njëjtën gjë sikur mos t’i dija këto dhe mos të çohet njeri të thojë pse nuk na i keni thënë më parë sepse nuk e kemi projektin akoma dhe nuk e kemi studimin e mjedisit akoma. Ndërkohë që ministria e Mjedisit kanë nxjerrë dhe një kërkesë për të bërë punën e vet dhe për të marrë vendimin lidhur me impaktin mjedisor dhe për të dhënë të gjithë porositë e duhura në rast se investimi shkon përpara. Për Sazanin po, kemi detyrë t’iu informojmë. Dhe nuk mund të bëhet një gardh i shëmtuar një akt skandaloz i një roje sigurie, pleshti që djeg gjithë jorganin. Kompania u dënua, ata që vunë tela do ta paguajnë gjobën e plote dhe ne do të vazhdojmë përpara e të ndjekim hap pas hapi projektin. Dhe mos e harroni asnjëherë, ditën që do të më shkonte në mendje t’iu tradhëtoja, do ikja kokëulu dhe nuk do rrija më këtu. Kaq kisha unë. Tani ndajeni mendjen Si doni të vazhdojmë?
Top Channel