Kryeministri Rama uron 1 Qershorin, ftesë për aktivitete për fëmijët në Sheshin Italia

01/06/2026 08:04

Kryeministri, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama uroi një muaj të mbarë për të gjithë qytetarët, ndërsa ftoi fëmijët dhe familjet të vizitojnë aktivitetin “Fun Fair Albania”, i organizuar në Sheshin Italia.

“Dhe me ftesën për të vizituar Fun Fair Albania, në këtë 1 Qershor, në Sheshin Italia, ju uroj një muaj të mbarë”, shkroi kryeministri në postimin e tij.

Top Channel