“Laguna është në pikë të hallit, por ambientalistëve nuk iu intereson”, Rama: Lëreni të mbarojë puna, nëse s’iu pëlqen, këtu jemi
Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti për zhvillimin në Zvërnec është rikthyer dy herë për rishikim, pasi versionet e mëparshme parashikonin ndërtimin e një marine, e cila është hequr nga plani final.
Ai theksoi se në dokumentet është e përcaktuar qartë se Laguna nuk do të preket dhe se çdo zhvillim do të lejohet vetëm në prona që disponojnë tituj të rregullt pronësie.
Edi Rama:
Kompania që ka marrë përsipër të ngrejë gardhin do të marrë një gjobë të majme dhe do të paguajë për atë dhunën dhe nuk do të punojë më në territorin e Shqipërisë.
Ka ardhur ajo zonja në Vlorë, ka ardhur me të gjithë grupin e arkitektëve, inxhinierëve dhe kanë bërë gjysmë dite dëgjesë me profesorë të etnologjisë, të gjeodezisë, historisë këtu në Shqipëri, të cilët kanë folur për të gjitha këto aspekte dhe aty një grup i madh njerëzish ka marrë shënime.
Në mars 2026 është paraqitur një projekt krejt tjetër i rikonceptuar me një qasje ndryshe, projektuese zhvillimore mjedisore dhe Këshilli Kombëtar i Territorit, tregtarët që për llogarinë time shesin Shqipërinë, nuk e kanë miratuar siç e kanë paraqitur plotësisht, por kanë vendosur kushte. E para është e shkruar, projekti do të zhvillohet vetëm në prona me tituj pronësie në kadastër dhe në asnjë pronë tjetër që mund të realizojë për momentin copë-shet. Laguna nuk preket, është e shkruar, dhe zhvillimi nuk mund të përfshijë marinë… kishte marinë në versionin e parë dhe të dytë, u hoq.
Top Channel