“Laguna është në pikë të hallit, por ambientalistëve nuk iu intereson”, Rama: Lëreni të mbarojë puna, nëse s’iu pëlqen, këtu jemi
Me ironi ka replikuar Edi Rama ndaj kritikave dhe akuzave të kundërshtarëve të tij politikë gjatë deklaratës së mbajtur sot në mbledhjen e grupit socialist, ku foli për zhvillimet e fundit në Zvërnec.
“Është zgjedhja juaj, ma thoni dhe unë adaptohem se jam këtu me votën tuaj. I duroj të gjitha ato që më thonë perversitete që për fat të keq kanë rënë të jenë kundërshtarë politikë dhe të mitë, i duroj, por jo se i pranoj, duroj dhunë mbi kockat e tim eti…”, u shpreh ai.
“Mendoj se jemi këtu për ju dhe me ju. Nëse dhe ju mendoni si ata, ma thoni dhe vazhdoni me këdo tjetër që dëshironi. Unë këtu nuk rri të vegjetoj, o do ta bëjmë Shqipërinë për atë vizion që më keni mbështetur, ose më thoni që keni një vizion tjetër dhe doni të shkoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin, jam ok unë”, tha kreu i qeverisë.
Top Channel