Misteri rreth vdekjes së ish-deputetes britanike Ann Widdecombe, lirohet 26-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar 11/07 10:00
Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku një autobus u përplas dhe më pas shpërtheu në flakë në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 33 të tjerëve.
Mes viktimave ishte një foshnjë 9-muajshe, babai i saj, si dhe shoferi 50-vjeçar i autobusit.
Sipas mediave lokale, automjeti i kompanisë turistike Pamukkale u përplas me barrierat mbrojtëse në provincën e Denizlit rreth orës 01:40 sipas kohës lokale. Në autobus udhëtonin 38 pasagjerë dhe tre anëtarë të stafit, ndërsa po kryente linjën nga Izmiri drejt Antalias.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Top Channel