Platforma rrezikon gjobë të rëndë/ BE-ja paralajmëron TikTok-un: Algoritmi “For You” rrezikon shëndetin mendor të përdoruesve 08/11 14:03
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka konfirmuar se nivelet e radioaktivitetit në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, në Ukrainë, mbeten normale, pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga një sulm me dron.
IAEA njoftoi të dielën se ekspertët e saj konstatuan dëmtime në pjesën e jashtme të një ndërtese brenda kompleksit të centralit, i cili aktualisht ndodhet nën kontrollin e forcave ruse.
Sipas agjencisë, nuk është regjistruar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit dhe situata vijon të monitorohet nga afër.
Centrali bërthamor i Zaporizhias, më i madhi në Evropë, ka qenë vazhdimisht në qendër të shqetësimeve ndërkombëtare për sigurinë bërthamore që prej nisjes së luftës në Ukrainë.
Top Channel