Nuk shkoi as në dasmën e të birit, Axios: Trump po përgatit sulmin final kundër Iranit
SpaceX përmbylli një tjetër test të raketës së tij gjigante Starship. Ulja e planifikuar në Oqeanin Indian u shoqërua me një shpërthim spektakolar pas hyrjes në atmosferë.
Misioni “Starship Flight 12” u vlerësua përgjithësisht i suksesshëm, pasi raketa realizoi me sukses ngritjen, fluturimin në hapësirë dhe disa manovra të parashikuara testuese, raportoi New York Post.
Gjatë rikthimit në atmosferën e Tokës, anija kozmike u përball me temperatura ekstreme, çka çoi në shkatërrimin e saj të kontrolluar dhe krijimin e një “topi zjarri” të dukshëm në qiell – skenar që i qëndroi besnime planit paraprak.
Starship, sistemi më i madh raketor i ndërtuar ndonjëherë nga SpaceX, po zhvillohet për misione afatgjata drejt Hënës dhe Marsit, përfshirë këtu edhe programe të ardhshme të NASA-s. Kompania theksoi se të dhënat e mbledhura nga ky fluturim do të shërbejnë për përmirësimin e versioneve të ardhshme të raketës dhe për rritjen e sigurisë së misioneve hapësinore.
Ky test vjen pas disa provave të mëparshme dhe konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm në projektin ambicioz të Elon Musk për eksplorimin dhe kolonizimin e hapësirës.
Top Channel