Dyshohet se grabiti argjendarinë në Kamëz, mbahet seanca gjyqësore për Elez Hysën
Demokratët do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin që t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.
Këtë vit nuk do të ketë zgjedhje brenda demokratëve, për shkak se në garë është vetëm Sali Berisha.
Lideri i opozitës përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, e quan procesin e 23 majit një referendum për kryetarin.
Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi të gjithë kandidatët që kërkuan të hynin në garë përballë Berishës, duke e lënë këtë të fundit të vetëm në fletën e votimit.
Zgjedhjet nesër do të zhvillohen nga ora 08 e mëngjesit deri në 18 të mbrëmjes në të gjitha degët e demokratëve në rrethe.
Këtë vit, ndryshe nga proceset e fundit zgjedhore votat do të numërohen në degë dhe jo në selinë qëndrore.
Top Channel