BE i dha dritën jeshile për miratimin e “IBAR”, Rama: Humbën ata që përfolën vendin, fitoi Shqipëria Europiane
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Helsingborg të Suedisë ku ka nisur Takimi Jozyrtar i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.
Ky takim përfaqëson një moment të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Ankara, më 7–8 korrik 2026.
Ministrat e Jashtëm të vendeve aleate pritet të diskutojnë prioritetet kryesore për forcimin e Aleancës, ndarjen më të drejtë të barrës, si dhe vijimin e mbështetjes për Ukrainën.
“Suedi në fillim të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s #ForMin, gati për të zhvilluar diskutime thelbësore mbi përgatitjet për Samitin e Ankarasë dhe mbi prioritetet strategjike të Aleancës në një mjedis sigurie gjithnjë e më sfidues.
Ministri do të rikonfirmojë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave të NATO-s dhe forcimit të sigurisë kolektive, si edhe rritjen progresive të investimeve në mbrojtje.
Në planin rajonal, Ministri Hoxha do të theksojë rëndësinë e ruajtjes së vëmendjes strategjike të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor.”, shkruan ministri Hoxha.
Top Channel