Forcat operacionale kontroll në burgun e Peqinit/ Gjenden katër telefona celularë, ja kujt i përkisnin

22/05/2026 22:29

Forcat operacionale të burgjeve kanë zhvilluar kontrolle në burgun e Peqinit.

Sipas burimeve për gazetaren Anila Hoxha, kontrolli ka përfunduar dhe janë gjetur katër telefona celularë.

Ato dyshohet se i përkisnin Gazmend Brakës, i njohur si ‘Gaxhai’ dhe Bledar Selmanajt, ky i fundit i akuzuar për vrasjen e Xhuljano Bullari.

Autoritetet po vijojnë kontrollet për të zbuluar mënyrën se si telefonat janë futur brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Top Channel