E akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shpall fajtore ish-kryetaren e komanduar të Tropojës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në foltoren e parlamentit, akuzoi Edi Rama për shmangie të përgjegjësisë parlamentare.
Ai ngriti shqetësimin për mosparaqitjen e kryeministrit në interpelancë, duke pretenduar se po shkelet Kushtetuta dhe konkretisht neni 80, i cili sipas tij detyron kreun e qeverisë të paraqitet kur kërkohet nga deputetët.
“Çështja themelore që dua të shtrij është Kushtetua e vendit dhe kushtetueshmëria e seancës. Nëse për të 8-tën apo të 10-tën herë shkelet neni 80 i Kushtetues, i cili detyron Kryeministrin të paraqitet në interpelancë, kur deputetët e kërkojnë për interesat e qytetarëve dhe ai nuk vjen, e vërteta është që Parlamenti del jashtë kushteve të rendit kushtetues.
Është bërë si kurrë ndonjëherë në 35 vite, kreu i ekzekutivit, i tmerruar nga vetja e tij, nuk guxon të dalë në këtë platformë, para qytetarëve dhe deputetëve për krimet e rënda dhe madhore. Ndërkohë që shqiptarët rrokullisen çdo muaj e më shumë në varfëri. Ai fluturon në dy vite, 23 milionë euro fluturim, e me avion taksi. Tani u rikthye prapë. Mediat informojnë se në udhëtimin e fundit, avioni shkon 300 mijë euro.
Parlamenti bllokohet në hetimin e tij. Ne deklarojmë këtu solemnish, se ne jemi opozitë dhe nuk do pranojmë, të jemi shumë të qartë, që në këtë Parlament asnjë njeri të qëndrojë mbi Kushtetutën.
Pse nuk vjedh? Sepse mali i fakteve dhe dokumenteve e gropos atë. Sepse ai vetë është kreu i sistemit korruptiv dhe se aferat e tij korruptive nuk lejohen të hetohen. Ku është djegës i Tiranës, 140 milionë euro? Ku është impianti i përpunimit të ujërave të zeza, 120 milionë dollarë kredi japoneze? Ku janë? Qindra milionë euro të tjera të shpenzuara në rrugë. Ku janë 140 milionë euro të fshatrave turistike? Projekti 100 fshatra, e solli këtu. Do ta përfundonin në tre vite, e shtytë edhe tre vite. Çdo gjë e keni bërë për të vjedhur”, tha ndër të tjera Berisha.
Top Channel