Turqia kthen aktivistët e flotiljes/ Gruaja e shqiptarit që u ndalua nga Izraeli flet për “Shqipëria Live”: Sot priten të nisen nga Stambolli

21/05/2026 14:46

Turqia pohoi se po dërgon avionë charter në Izrael për të riatdhesuar aktivistët e flotiljes së Gazës, një ditë pasi ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir , një politikan i ekstremit të djathtë, ngjalli zemërim në mbarë botën me videon e aktivistëve të gjunjëzuar e me duar të lidhura.

“Ne planifikojmë të sjellim qytetarët tanë dhe pjesëmarrës nga vende të treta në Turqi përmes fluturimeve speciale çarter që do t’i organizojmë sot,” deklaroi ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan. Fidan nuk sqaroi se sa aktivistë do të transportohen në Turqi, por mediat turke raportojnë se 78 shtetas turq ishin mes të ndaluarve. Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj u ndalua dhe ai bashkë me aktivistë të tjerë që janë pjesë e flotiljes humanitare “Sumud”, e cila synon të dërgojë ndihma për popullsinë palestineze në Gaza. Bashkëshortja e tij Eriselda Balliu pohoi për Shqipëria Live se ai do të jetë gjithashtu mes të liruarve.

Eriselda Balliu, bashkëshortja e Baki Goxhaj u shpreh se “lajmi i mirë është që aktivistët priten të nisen sot nga Stambolli”.

Të ndaluarit e tjerë janë shtetas italianë, britanikë, grekë, francezë dhe koreanë. Më herët, Spanja tha se edhe 44 aktivistë spanjollë do të largohen nga Izraeli përmes Turqisë më vonë gjatë ditës.

Top Channel