Donald Trump u shpreh i gatshëm të presë edhe “disa ditë” për përgjigjen e Iran ndaj propozimit të fundit të Uashingtonit që synojnë fundin e konfliktit, por paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohet me shpejtësi nëse Teherani nuk jep “përgjigjet e duhura”.
“Më besoni, nëse nuk marrim përgjigjet e duhura, situata mund të marrë një kthesë të befasishme. Ne jemi gati”, shprehet presidenti amerikan, Donald Trump.
I pyetur se sa kohë do të presë për një përgjigje nga Irani, ai u përgjigj: “Mund të jenë disa ditë, por gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”. Më herët, gjatë fjalimit në ceremoninë e diplomimit në Akademinë e Rojës Bregdetare të SHBA-së, Trump kishte paraklajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin sulme të tjera ndaj Iranit nëse negociatat dështojnë.
“I goditëm shumë fort. Mund të na duhet t’i godasim edhe më fort se kaq, por ndoshta edhe jo”, tha ai, duke ritheksuar qëndrimin e administratës së tij ndaj programit bërthamor iranian. “Nuk do ta lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore. Është shumë e thjeshtë”, ishte mesazhi i presidentit amerikan. Deklaratat e tij erdhën pasi Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se po shqyrton një propozim të ri amerikan, i cili raportohet se është përcjellë përmes ndërmjetësve pakistanezë.
Garda Revolucionare Islamike e Iranit sakaq ka paralajmëruar nga ana e saj se çdo sulm i ri amerikan mund ta zgjerojë konfliktin “përtej rajonit”.
Top Channel