Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në disa zona të Napolit

21/05/2026 10:02

Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter u regjistrua pranë Napolit, në orën 05:50 të mëngjesit sipas orës italiane.

Pas lëkundjes së parë, autoritetet raportuan edhe tre lëkundje të tjera me intensitet më të ulët. Sipas të dhënave paraprake, nuk ka persona të lënduar dhe nuk janë konstatuar dëme të mëdha materiale.


Megjithatë, për arsye sigurie dhe si masë paraprake, autoritetet lokale vendosën mbylljen e shkollave në zonën më të gjerë të Fushave Phlegraean, si edhe në lagjet Bagnoli dhe Fuorigrotta të Napolit.


Tërmeti u ndje në disa zona të qytetit dhe shkaktoi shqetësim te banorët, shumë prej të cilëve dolën jashtë banesave pas lëkundjeve. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ekipet e emergjencës po kryejnë verifikime në zonat më të prekura.

Top Channel