LIVE/ Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi”.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë sot për herë të parë nga kafazi i xhamtë dhe shfaqet krah avokatit të tij, raporton Anila Hoxha.
Kërkesa u pranua në seancën e shkuar në GJKKO.
Përmes avokatit Beqaj kërkon pushimin e çështjes, ose pezullimin e saj dhe dërgimin për interpretim në Kushtetuese.
“Beqaj nuk mund të merret i pandehur për akuza që nuk janë formësuar në formën e kërkuar nga ligji. Kërkojmë kontroll incidencial kushtetues. Kërkojmë pushin të menjëhershëm të çështjes, pezullim të gjykimit dhe dërgim në Kushtetuese”, tha avokati.
Beqaj shprehet se mungesa e verifikimeve nga SPAK përbën shkelje. Sipas tij ky veprim ka sjellë cenim të sigurisë juridike.
Diskutimet në sallë nga Beqaj:
SPAK vendosi një pengesë financiare për marrjen e plotë të dosjes. Të drejtën për tu njohur me akuzë e fitova 1 muaj pas komunikimit të saj, vetëm përmes një vendimi gjyqësor. Vetë SPAK mundësinë për tu njohur na e dha vetëm 1 ditë. 700 volume për tu parë për 7 orë.
Drejtuesi i Prokurorise, 7 ditë nga regjistrimi i procedimit penal ka pasur detyrim ligjor të njoftojë Avokaturën e Shtetit. Nuk e ka bërë sot e kësaj dite. Kërkojmë që Avokatura e Shtetit të jetë pjesë e gjyqit.
Ekziston nje ndarje mes denoncimit publik dhe kallëzimit penal. Oër të kaluar nga një veprim i lirë në një ndjekje penale duhet që faktet e kallëzuara të jenë të qarta dhe të individualizuara.
Kallëzimi i paraqitur nga “Thurja”, nuk identifikon një autor dhe nuk jep rrethana specifike, por ngre disa pikëpyetje.
Formulimet në të janë hipoteza. “Thurje” nuk tregon nëse është përpjekur të marrë informacion tek MSH apo Tatimet e nëse ka marrë ose jo përgjigje.
Nisma “Thurje” i është drejtuar SPAK 3 ditë pas themelimit vetëm me disa pyetje.
Regjistrimi i hetimit ka cenuar të drejtën e një procesi të rregullt ligjor.
Regjistrimi i kallëzimit në bazë të kallëzimit të nisjes Thurje përbën shkelje të Kodit dhe Kushtetutës.
Kërkojmë shpallje të pavlefshme të regjistrimit të procedimit penal dhe për rrjedhojë edhe pushim të procedimit.
Kontrata është lidhur në 2015. Sot kanë kaluat më shumë se 10 vjet. Unë jam edhe sot pa nje vendim të formës së prerë.
Pas 4 ditësh, një OPGJ i Prokurorisë së Përgjithshme referon një material në Prokurorinë e Tiranës ku ngre dyshime se funksionarë të MSh kanë shkelur ligjin. Bazuar në këtë referim, Prokuroria Tiranë ka nisur hetim për 3 kontrata koncensionare.
Më vonë prokurori e pushoi hetimin me arsyetimin se veprimet e pretenduara nuk përbënin vepër penale.
Në 8 janar 2020 ne ndodhemi para parimit të gjësë së gjykuar.
Top Channel