Izraeli liron aktivistët e flotiljes, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën gjatë ndalimit
Rusia ka deklaruar se do të vazhdojë të mbështesë Kubën përballë presioneve dhe sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.
Deklarata është bërë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila akuzoi Uashingtonin se po përpiqet të “mbysë ekonomikisht” ishullin karaibik.
Maria Zakharova theksoi se Moska do të ofrojë “mbështetje maksimale për popullin vëllazëror kubanez”, duke konfirmuar solidaritetin e plotë të Rusisë me Kubën.
“Ne konfirmojmë solidaritetin tonë të plotë me Kubën dhe dënojmë me vendosmëri çdo përpjekje për ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran, si edhe vendosjen e masave të paligjshme kufizuese, kërcënimeve dhe shantazheve”, deklaroi Zakharova, sipas agjencisë ruse Tass.
Top Channel