PD pretendon mungesë njoftimi për auditin, KQZ shtyn vendimin për gjobat ndaj kandidatëve

21/05/2026 11:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të shtyjë për një datë tjetër shqyrtimin e vendimit për gjobat dhe vërejtjet ndaj kandidatëve, pas pretendimeve të Partisë Demokratike se disa prej tyre nuk janë njoftuar për gjetjet e auditit.

Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i Kreshnik Hajdarit deklaroi se ai nuk ndodhet në kushtet që i ndalojnë ushtrimin e mandatit si kryetar i Bashkisë Kuçovë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Lefter Maliqit, Arben Llangozi, kërkoi përjashtimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, duke argumentuar se ai ka mbajtur më herët një qëndrim për të njëjtën çështje dhe sipas tij nuk mund të japë sërish vendim në mënyrë të paanshme.

Ilirjan Celibashi u shpreh: E konsideroj veten ne konflikt te interesit ndaj tërhiqem nga kjo çështje. Nëse për ju kjo çështje përbën shqetësim, dhe ju e cilësoni të përligjur, me argumentin që kam paragjykuar këtë çështje për një vendimmarrje të shkuar, me të drejtën dhe detyrimin që më jep kodi i procedurës administrative, po heq dorë nga kjo çështje.

Top Channel