Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho është paraqitur këtë të enjte në SPAK.

Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha. Pasi la ambientet e SPAK, ai nuk pranoi të jepte prononcim për mediat.

Deri më tani nuk dihet arsyeja pse Verdho u paraqit në Prokurorinë e Posaçme.

Top Channel