“1.3 miliardë euro të investuara në Shkodër”/ Balla: Ne krahasohemi vetëm me veten, kurrë me ju

21/05/2026 15:58

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi në Kuvend se Shkodra mbetet një prioritet strategjik i investimeve qeveritare, duke theksuar se në vitet e fundit në këtë bashki janë investuar rreth 1.3 miliardë euro.

“Sot kishim në Kuvend një grup studentësh të Universitetit të Shkodrës, ekselelentë. Secili prej tyre, në një bisedë për t’u mbajtur mend se si studentët e kryeqytetit tonë të Veriut, Shkodrës, e shohin Parlamentin dhe si duan të na shohin ata bashkë, kur flitet për integrimin në Bashkimin Europian.

Rrëzimi ndodh që të jemi këtu dhe të diskutojmë një projektligj që çon në një bashki të vetme plot 100 milionë euro. Kjo dëshmon se kjo qeveri e ka Shkodrën siç i ka të gjitha bashkitë e tjera, por një prioritet të vetin themelor, 1.3 miliardë euro të investuara në Shkodër në këto vite. 1.3 miliardë euro është disa herë më i madh se i gjithë investimi juaj në infrastrukturë. Por ne nuk krahasohemi kurrë me ju. Ne krahasohemi vetëm me veten tonë.

Mjaftuan këto tre vite të para për besimin që Shkodra i tregoi PS se si ishte marrë peng ajo bashki. Rikthehemi te projekti. Përmes Portës së Alpeve, një kredi e ndarë përgjysmë, kjo që miratojmë me Bankën Europiane të Investimeve për të shkuar te një investim strategjik, i cili përmirëson konjktivitetin në zonë, zhvillon turizmin e integruar dhe zhvillimin në atë zonë.

Kërkojmë të ndërtojmë një korridor zhvillimi, që t’i zbresë Alpet në bregdetin e Adriatikut përmes Shkodrës. Përmes këtij investimi historik, ne krijojmë një konjktivitet për të garantuar infrastrukturën rrugore”, tha ndër të tjera Balla.

Top Channel