Vizita në Korenë e Jugut, Rama ndan foto nga takimi me homologun Kim Minseok. Në fokus të bisedimeve, teknologjia dhe AI

20/05/2026 10:18

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korenë e Jugut për një vizitë disa ditore.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë foto nga takimi me homologun Kim Minseok, ndërsa zbulon se u diskutua për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, teknologjinë, turizmin dhe Inteligjencës Artificiale.

Seul, Kore e Jugut – Me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, u fol për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ngjashmëritë e historive tona dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, me fokus teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe turizmin”, shkruan Rama.

Top Channel